Reagon aktori, pasi u raportua se djali i tij theri veten me thikë dhe kanosi prindërit
Sonte në media u raportua se aktorit kosovar Çun Lajçi bashkë me gruan e tij diten e djeshme kanë qenë viktima të dhunës në familje. Dyshohej se ata ishin kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar, raporton Front Online.
Në lidhje me këtë ka reaguar vet aktori, ku përmes një postimi në Facebook, Lajçi i quan të pa vërteta këto dyshime, duke shtuar se “portalet për një cent e therrin njeriun”.
“Kundërpërgjigje, portaleve që për nji cent e therin njeriun. E vërteta asht se djali ishte i dehur, dhe gotën e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak, e me vetdëshirë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind”, ka shkruar ai./Front Online/
