Përfundon takimi i Haradinajt me Escobar, ja çfarë u diskutua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se tashmë ka përfunduar takimin me emisarin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Haradinaj njoftoi se përfundoi takimin me Escobar si dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Haradinaj tha se të njëjtit janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në situatën e krijuar në veri.

Po ashtu, ai tha se në këtë takim është theksuar kërkesa që të ulen tensionet dhe të hiqen barrikadat.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Besoj se ky angazhim serioz i SHBA do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep SHBA.

Go to TOP