Dimal Basha ia liston ‘gabimet’ që kanë ndodhë në veri Ramush Haradinajt

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka adresuar disa kritika ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Basha në një status në Facebook ia ka renditur disa gabime, sipas tij, që Haradinaj ka bërë gjatë qeverisjes së tij.
“Gabim ka qenë kur i keni shku në shpi Radojciqit me lut për koalicion! Gabim ka qenë kur i keni dhanë ministri e miliona euro pare të qeverisë, që pastaj I kanë përdor me i forcu strukturat kriminale në veri! Gabim ka qenë që kur i keni leju që strukturat kriminale të Radojçiqit e Veselinoviçit me kontrollu kontrabandën në veri”, ka shkruar ndër të tjera Basha.

Postimi i tij:

Ramushi paska pyet cilat janë gabimet që kanë ndodh në veri!
▪️Qe Ramush,

  1. Gabim ka qenë kur i keni shku në shpi Radojciqit me lut për koalicion!
  2. Gabim ka qenë kur i keni dhanë ministri e miliona euro pare të qeverisë, që pastaj I kanë përdor me i forcu strukturat kriminale në veri!
  3. Gabim ka qenë që kur i keni leju që strukturat kriminale të Radojçiqit e Veselinoviçit me kontrollu kontrabandën në veri!
  4. Gabim ka qenë kur Veselinoviçin, Radojçiqin, gratë e tyre dhe krejt familjarët ju keni dhanë paga në Telekom, pa shku ata kurrë në punë!
  5. Gabim ka qenë që në emër të integrimit të ju falen institucionet, të cilat i kanë përdorë me luftu shtetin e Kosovës!
    ▪️Për më tepër, tani po ankohesh që nuk ka qetësi në veri!
    ➖ Ti dhe krejt opozita e dini mirë pse janë trazu ‘meshqit’ e Vuciqit anej Ibrit?! Sepse sot ua kemi blloku kontrabandën në kufi, e kemi ndalu mihjen e kriptovalutave, nuk janë radojçiqat në koalicion me marrë ‘projekte’ me miliona euro sepse kjo Qeveri nuk varet nga ta, dhe asnjë prej tyre nuk marrin pagë nga Telekomi! Pra po, ka pas qetësi, sepse kriminelët kanë menaxhu gjithcka dhe kanë zhvat sa kanë dashtë, e tash që po ju humb qetësia sepse po iu humb pushteti dhe po ju thahet kaqepi!
    ➖ Pyete veten Ramush, pse këta kriminelet asnjëherë nuk i kanë kërcënu policët e tyre? Sepse ata police ju kanë ofru qetësi kriminelëve, kurse kanë shkaktu frikë tek qytetarët. Kanë vra njerëz e kanë djegë shtëpi e automjete! Kurse tash po i sulmojnë policët tone, sepse këta tonët po ua prishin qetësinë kriminelëve, kurse po ofrojnë siguri qytetarëve. Pra kanë ndrru tavolinat, sepse përpara Ramush ka pas qetësi për kriminelë, por nuk ka pas siguri per qytetarë, kurse sot nuk ka qetësi për kriminelë, derisa po shtohet siguria për qytetarë.
    ▪️Prandaj Ramush, ne nuk jemi anti-amerikanë, sepse anti-amerikanë rrezikon të bëhesh vetëm nëse bashkëpunon me njerëz që i ka Amerika në listën e zezë, jo kur i lufton ata!

Postimi i Dimal Basha:

Go to TOP