Pas takimit me liderët shtetëror, Escobar së bashku me Hovenier, takohen me përfaqësues të shoqërisë civile
Pas takimit me liderët shtetërorë, presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar bashkë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier kanë zhvilluar takim me përfaqësues të shoqërisë civile.
Këtë e ka bërë të ditur vetë diplomati amerikan përmes një cicërime në tëitter, ndërsa dhe ka ndarë edhe fotografi të momentit, përcjell klankosova.tv.
Ai ka thënë se roli i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm për t’i mbajtur përgjegjëse institucionet e Kosovës.

