Tensionet në Veri, Mediu: Qëndrimi dhe indiferenca e qeverisë shqiptare, absurde
“Tensione të qëllimshme të koordinuara mes Beogradit dhe Moskës.” Kështu e ka përshkruar situatën në Veri të Kosovës kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.
Mediu shprehet se si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria duhet të “kërkojë urgjentisht dënimin e të gjitha veprimeve të nxitura nga Beogradi.”
Po ashtu, kreu i PR-së shprehet se kryeministri Edi Rama duhet sa më parë të komunikojë me autoritet evropiane për të ndërhyrë menjëherë për largimin e barrikadave dhe ndalimin e sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
Reagimi i Fatmir Mediut:
Tensionet dhe provokimet e Serbisë në Veriun e Kosovës janë një tensione të qëllimshme të kordinuara ndërmjet Beogradit dhe Moskës.
Prej kohësh Serbia po shpenzon pa limit për ushtrinë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.
dhe qeveria e tij po përdorin të njëjtin sjellje si Rusët në Ukrainë, të kamufluar nën mbrojtjen e popullsisë Serbe ata po provokojnë konflikt në Veri të Kosovës, ashtu si po kërkojnë shkëputjen e Republika Sërbska nga BiH si dhe duke krijuar tensione në Malin e Zi.
Vucic kurrë nuk do ta njoh Kosovën. Kërkesa e tij për futjen e trupave Serbe në Kosovë është një provokim i hapur për luftë në përgjigje të interesave të Putinit që të hap një vatër lufte dhe tensioni në Ballkan.
Qëndrimi dhe indiferenca e qeverisë shqiptare është absurde.
Nëse vazhdimisht flet për mardhënie të mira me Serbinë edhe në planin personal, Rama duhet urgjentisht të kërkojë një takim të NATOs duke kordinuar së pari me vëndet e NATOs në Ballkan. Sloveninë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut të cilat prej kohe kanë ngritur shqetësimet për problemt që shkakton Serbia në Ballkan.
Sekretari i Përgjithshëm i NATOs Stoltenberg ka paralajmëruar mundësinë e përhapjes së konfliktit me Rusinë në Europë.
Aleati i Putinit në Europë është Vuciç.
Si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqiplria duhet të kërkojë urgjentisht dënimin e të gjitha veprimeve të nxiturra nga Beogradi.
Duhet sa më parë vetë Rama të komunikojë me autoritet Europiane si ndërmjetë të dialogut Serbi-Kosovë, për të ndërhyrë menjëherë për largimin e barrikadave dhe ndalimin e sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe Eulex.
