Sonte nis BBVK, Hamiti: Holandezët shtëpinë e cilësuan si nga më të bukurat të viteve të fundit (VIDEO)

Sonte do të nisë spektakli gjigant medial në vend Big Brother VIP Kosova.

Moderatori i këtij formati Alaudin Hamiti, ka ndarë disa detaje të rëndësishme për këtë spektakël, ndër to edhe atë që kjo shtëpi u cilësua si ndër më të bukurat të Big Brother viteve të fundit.

Hamiti tha se shtëpia e Big Brother VIP Kosova, do të jetë me stil modern.

“Një shtëpi moderne me stil kosovar, shqiptar, që besoj se do të ju pëlqejë edhe gjithë shikuesve, holandezët e Beni J e kanë cilësuar këtë shtëpi si njërën nga më të bukurat të Big Brother këto viteve të fundit që është realizuar”, ka thënë Hamiti në Info Magazinë, njofton Klankosova.tv

Hamiti theksoi se çmimi që do të jepet për fituesin e këtij shou është më i madhi në rajon që është dhënë ndonjëherë, duke shtuar se shumica e banorëve nuk kanë ditur paraprakisht për çmimin.

“Kemi pasur dritën e gjelbër qysh në qershor për të folur me fytyrat publike, shumica e kanë pranuar menjëherë pa e ditur çmimin se sa ka qenë. Çmimi që nuk është dhënë i tillë për Big Brother në rajon”, ka shtuar ai.

Sipas Hamitit për realizimin e këtij projekti është bërë një punë e jashtëzakonshme nga Klan Kosova e Art Motion.

“Është një punë e papërshkrueshme, e madhe, gjigante, kolosale që është bërë prej Klan Kosovës dhe Art Motion. Mbi 100 veta staf është si me e hap një televizion të ri për përgatitjen e Big Brother Kosova, që vjen për herë të parë nën licencën e Beni J. Gjithçka ka filluar prej zeros, ky objekt ka qenë i boshatisur edhe pastaj e kemi filluar ndërtimin e shtëpisë gjithnjë nën udhëheqjen e Beni J, pasi është dashur t’u përmbahem rregullave të tyre. E bukura e saj është se edhe shtëpinë edhe studion e kemi në një objekt, që do ta shihni sot është fantastike , e kemi edhe skenografinë e live shout që do ta mbajmë çdo të hënë e të premte në orën 21 në Klan Kosova”, ka theksuar ai.

Ai foli edhe për banorët, të cilët i cilësoi si me karaktere fantastike.

“Kemi një kast shumë diversë, një kast që do të zgjojë polemika, kërshëri te shikuesit dhe do të lidhen me ta kemi karaktere fantastike. Kanë histori fantastike që do t’i shpalosin”, ka vazhduar ai.

Hamiti tha se shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në studio të hënave e të premteve, duke u lajmëruar në Klan Kosova që t’i rezervojnë vendet.

https://youtu.be/_4cUfFURPX8
Go to TOP