Veç Borës e Donaldit, Semi ka bashkuar edhe një çift tjetër të njohur
Mbrëmë Semi Jaupaj ka qenë mes shumë të ftuarish të tjerë në emisionin “Zemër Luana” në autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Teksa realizohej loja e Irkencit dhe Semit ku duhet të ndanin sekretet e personazheve VIP ose të pinin pije të shëmtuara. Semi ka zbuluar se Bes Kallaku e ka pyetur për partneren e tij Xhensilën, se çfarë vajze është.
Më tej, Semi ka bërë edhe një batutë duke thënë: “Unë bashkoj çifte, jam bërë kupid”, gjë e cila ka shkaktuar të qeshur. Madje rikujtojmë se kohë më parë Semi është shprehur se ka qenë pikërisht ajo që ka ndihmuar në ribashkimin e Borës dhe Donaldit.
E mesa duket tani më u bënë dy çifte në showbiz të cilët janë bashkë edhe me ndihmën e Semit./tvklan.al
