Daçiq: Serbia nuk heq dorë nga e drejta për të luftuar për Kosovën

Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, ka deklaruar se “nuk e përjashton mundësinë që të ndodhin incidente”.
Deklarimi i tij vjen të njëjtën ditë kur Përfaqësuesi i Lartë i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se situata në veri është afër shpërthimit.
Daçiq deklaroi për TV Una në Serbi se “është e rëndësishme që të mos ketë incidente, por nuk e përjashtoj mundësinë që ato të ndodhin”.

“Serbia nuk do të heqë dorë nga e drejta për të luftuar për Kosovën”, shtoi ish-kryeministri i Serbisë.

“Ne duam dialog dhe po kërkojmë zgjidhje, por jo çdo propozim duhet të pranohet”, vazhdoi deklarimin ai.

Tutje, ai paralajmëroi rezistencë nga ana e komunitetit serb në veri në rast se Njësiti Special i Policisë së Kosovës fillon zbatimin e gjobave për targat.

Borrell dje kërkoi që afati i zbatimit të vendimit për targat të shtyhet, teksa përmendi edhe propozimin franko-gjerman.

Go to TOP