Kurti: Epokës së korrupsionit në Kosovë po i vjen fundi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në vend është duke i ardhur fundi.
Këtë deklarim Kurti e bëri në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022, që po mbahet në Prishtinë.

Me këtë rast, Kurti foli edhe për punën e qeverisë gjatë 1 viti e gjysmë.

“Ligjet duke qenë të aprovuara nga përfaqësuesit e zgjedhur janë përgjigja përfundimtare e vullnetit të zgjedhur, kështu një shtet vërtetë demokratik duhet të sigurojë që ligjet të zbatohet nga të gjithë nga të pasurit, të varfërit….Me qeverinë tonë Republika e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj drejtë një ideje të tillë. Në vitin e kaluar jemi përmirësuar për 17 vende në indeksin e “Transparency International” dhe në indeksin e korrupsionit dhe lirisë së shtypit”, shtoi ai.

“Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve. Ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, tha Kurti.

“Qeveria jonë ka marrë mandatin me 22 mars të viti të kaluar me shumicë dërmuese, një vit më vonë kemi dëshmuar demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë krah për krahu. Është një shtet vërtet demokratik, duhet të siguroj që ligjet të respektohen dhe barazia të vlejë për të gjithë, me qeverinë tonë, Kosova ka bërë hapa të tillë”, tha ai.

Kurti tha që ashtu si shumë vende të botës edhe Kosova po përballet me krizën energjetike për çka fajësoi qeveritë paraprake.“Kosova po lufton një betejë tejet të ashpër kundër kërcënimeve më të mëdha që e prekin botën, furnizimi i energjisë dhe rritja e çmimeve, për shkak të neglizhencës së qeverive të kaluara këto kriza po i godasin qytetarët’, tha ai.

Ndryshe Samiti i Ballkanit Perëndimor është duke vazhduar ndërsa pjesë e këtij samiti janë edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve në Kosovës.

Go to TOP