Kaloi pa problem kufirin serb, por jo dhe atë hungarez
Autobusi i kompanisë “Barileva Tours”, i cili ishte nisur nga Prishtina për në Gjermani, kaloi pa problem kufirin serb, por jo dhe atë hungarez.
Ata e detyruan të kthehet prapa me arsyetimin se nuk pranohen targat RKS.
Autobusi dykatësh, në të cilin ishin afër 90 udhëtarë, dhe që pritën për 4 orë në kufi, u desh ta ndërroj rrugën për në destinacion. Ata tashmë janë nisur nëpër Kroaci, Slloveni, Austri e për të arrit në Gjermani. /Kosova.info/
