Ka një vajzë me Loredanën, por Mozzik planifikon të bëhet sërish baba

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka një karrierë tejet të suksesshme muzikore.

Megjithatë krahas kësaj, reperi nga Ferizaj është edhe baba i një vajze nga lidhja e mëparshme me reperen, Loredana.

Çifti që ishin bashkë për shumë vite tashmë kanë ndarë rrugët dhe e vetmja gjë që i lidh tani është e bija e tyre, ndaj të cilës ata janë tejet të përkushtuar.

Foto: Mozzik/Instagram

Por, reperi ndonëse prej kohësh nuk e ka komentuar statusin e tij aktual, së fundmi tha se e në të ardhmen dëshiron të bëhet baba sërish.

27-vjeçari realizoi një pyetësor me fansat në Instagram ku edhe iu përgjigj disa prej pyetjeve më interesante të tyre.

Ajo që mori vëmendje ishte kur njëri nga ta e pyeti nëse e mendon të bëhet baba përsëri, teksa Mozzik u përgjigj duke thënë shkurt: “Po more”.

Foto: Mozzik/Instagram

Ndërkaq, kujtojmë kënga e tij e fundit e publikuar në shtator I kushtohet pikërisht vajzës së tij, Hana.

Kënga mban titullin “Të dua” dhe deri më tani ka arritur të grumbulloi mbi 11 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Go to TOP