Ramadani për deklaratat e Kurtit: Me retorikë lufte, mund t’i ftosh për investim veç kompanitë e armëve
Analisti Shkodran Ramadani, po vlerëson se deklaratat e kryeministrit Kurti për luftë po i sjellin shumë dëm Kosovës.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se me retorikë të luftës, të vetmet kompani që ka logjikë t’i ftosh për investime në Kosovë, janë ato të armëve.
“Me retorike te luftes, te vetmet kompani qe ka logjike t’i ftosh per investime ne Kosove, jane ato te armeve. Me nje retorike te tille, me shume i mobilizon shoqatat humanitare per mbledhje te ndihmave, pakove ushqimore dhe veshmbathjeve per refugjatet, sesa bizneset e medha nderkombetare”, shkruan Ramadani.
Për më keq, Ramadani thotë se është fakti se përveç Kurtit, deri tash s’ka asnjë paralajmërim serioz nga intelegjencat ndërkombëtare për konflikt në Kosovë.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Me retorike te luftes, te vetmet kompani qe ka logjike t’i ftosh per investime ne Kosove, jane ato te armeve. Me nje retorike te tille, me shume i mobilizon shoqatat humanitare per mbledhje te ndihmave, pakove ushqimore dhe veshmbathjeve per refugjatet, sesa bizneset e medha nderkombetare.
Me kete diskurs, kompanite e veturave, teknologjise dhe fushave tjera nuk mund t’i bindesh qe te investojne ne Kosove. Keto biznese bejne plane vec ne kushte paqe dhe stabiliteti.
Situaten edhe me absurde e ben fakti se, pervec Albin Kurtit, deri tash nuk ka asnje paralajmerim serioz nga inteligjencat nderkombetare (sic bene ne rastin e Ukraines) qe ka pergatitje per lufte ne Kosove.
Investitoret nuk rrezikojne ne nje shoqeri ku qeveria krijon dhe nxite kaos ne cdo sektor, ne vecanti ne ate te sigurise dhe energjetikes. Obsesioni i qeverise me lufte dhe mungesa e kompetences ne menaxhimin e krizes energjetike po krijojne panik, ankth, po e le vendin ne terr dhe ne meshiren e shteteve tjera.
E ironia eshte kjo: aty ku paska me se shumti gjasa per lufte (veri), ka edhe me se shumti stabilitet me furnizim te energjise elektrike. Edhe ate falas. Nje paradoks i rralle, te cilin vetem nje qeveri idiotesh mund ta krijoje.
