Ndërron jetë solistja e parë e trupës së baletit shqiptar, Ganimet Vendresha

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare solistja e parë e trupës së baletit shqiptar, Ganimet Vendresha.

Lajmi e ka bërë të ditur mbesa e saj, Ajola Xoxa përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Xoxa u shpreh se Vendresha ka ndërruar jetë mbrëmë (e mërkurë) ndërsa tha se homazhet për artisten do të bëhet të shtunën (30 shtator) në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Foto: Ajola Xoxa/Facebook

“Gjyshja ime e mire, Ganimet Vendresha, u nda nga jeta mbrëmë, e qetë dhe në paqe, siç e jetoi të gjithë jetën e saj, rrethuar nga njerëzit e dashur, duke lënë pas tek kushdo kujtimin e njeriu te bukur brenda dhe jashtë, dhe tek ne një dhimbje pambarim. Ajo i dha aq shume Shqipërisë së saj dhe kujtdo pati fatin ta kishte në jetën e vet. Homazhet do të kryhen nesër, 30 shtator, nga ora 10:00 deri në 12:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe varrimi në orën 13:00 në varrezat e Tufines”, ka shkruar Ajola në postim.

Foto: Arkiv

Kujtojmë që Vendresha mbaroi shkollën artistike Jordan Misaj në Tiranë në vitin 1949. Në vitin 1950 ajo bëri debutimin si soliste në skenën e Filarmonisë.

Më pas ajo vazhdoi studimet në Moskë për vallëzim klasik në Teatrin Bolshoi, Vendresha u kthye në dhe u angazhua si soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit ku deri në vitin 1981 ajo ishte solistja e parë e skenës.

Go to TOP