Regjisorja më e mirë në “PriFest” zgjedhet Kaltrina Krasniqi
Ditën e djeshme, u mbajt nata e fundit e edicionit të 14-të te Festivalit të Filmit “PriFest”.
Edhe në këtë edicion u ndanë çmime të ndryshme.
“Regjisorja më e mirë” shkoi për Kaltrina Krasniqin.
Kjo e fundit pati një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Vera Andrron Detin”, meqenëse ishte pjesëmarrëse nëpër festivale të ndryshme nëpër botë.
Ky film bëri hapjen e këtij festivali, i cili sivjet mbante moton “For Her” në nderim të producentes së ndjerë, Vjosa Berisha, e cila ishte edhe drejtoreshë e ngjarjes vjetore.
