Policia e Kosovës nis patrullimet tek Liqeni i Ujmanit, Sveçla jep detaje

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka filluar patrullimin ujor tek Liqeni i Ujmanit.
Ai tha se për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia filloi sot me patrullim të rregullt të vijës kufitare Kosovës-Serbi, si dhe gjithë hapësirës së liqenit.

Njoftimi i plotë:

Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!.

Go to TOP