Vetëvritet një person në Prizren, Policia jep detaje

Një rast i vetëvrasjes është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.

Fillimisht ishte raportuar për një plagosje, ku njësitet policore kanë arritur në vendin e ngjarjes e kanë konstatuar me dëshmitarin (babain e viktimës), i cili ka deklaruar se viktima ka kryer vetëvrasje.

Një ekip e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se viktima ka kryer aktin.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Go to TOP