Pas një kohe të gjatë, grupi i zhanrit rok “Minatori” do të performojë sonte në “Hardh Fest”

Festivali “Hardh Fest 2022” po mbahet me 2, 3 dhe 4 shtator në qytetin e rrushit, Rahovec.
Ky festival u rikthye pas dy vite pauzë për shkak të pandemisë me sloganin “Ca kokrra rrush”.

E sonte teksa mbahet nata e tretë dhe e fundit për këtë vit, po rikthehet në skenë edhe njëri nga grupet më të njohura të zhanrit rok.

Bëhet fjalë për grupin “Minatori”, të cilët performojnë sonte në këtë festival.

Minatori është grup i pëlqyer në masë të gjerë nga të gjithë shqiptarët e Kosovës, por edhe në Shqipëri e kudo që jetojnë ata.

Go to TOP