Rama në panairin e verërave në Serbi, Haradinaj: Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave
Të enjten në Beograd është hapur panairi i parë ndërkombëtar i verërave, në kuadër të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”.
Ky panair është hapur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.
E lidhur me këtë ka reaguar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave.
Ai theksoi se mbajtja e panairit të verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.
“Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”.”,shtoi ai.
Haradinaj tha se përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën.
