Hovenier mirëpret zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes: Mezi presim përparime tjera në muajt e ardhshëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha se e mirëpret fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për lirinë e lëvizjes.

Hovenier tha se liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për Kosovën dhe Serbinë.

Ambasadori theksoi se mezi presin që të shohin përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm.

“Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrje/daljeve. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për Kosovën & Serbinë. Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”, shkroi ambasadori Hovenier.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1565327298877947905?s=20&t=VsWQE-oiYE_l1hcOOL5fKQ
Go to TOP