Influencerja e njohur shqiptare tallet me fëmijët jetim
Dea, Mishel Hoxha ishte në fokus të mediave rozë këto ditë.
Një video e saj e publikuar në ‘Tik-Tok’ e vuri atë në qendër të vëmendjes.
“Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion”- thuhej në videon e publikuar nga vet ajo.
Nuk vonoi shumë dhe Dea e fshiu videon mirëpo mori mijëra kritika nga ndjekësit e saj.

