Nis takimi i Aleksandar Vuçiqit me serbët e Kosovës
Të gjithë ata që ka ftuar presidenti i Serbisë, Aleksandaër Vuçiç – Lista Serbe, institucionet, kryetarët e komunave, kryetarët e distrikteve, dhe përfaqësues të tjerë – kanë respektuar ftesën e tij dhe kanë udhëtuar drejtë Beogradit.
Tashmë takimi ka filluar ashtu siç ishte paralajmëruar në orën 11:00 në Beograd në pallatin “Serbia”.
Vuçiç ishte ende duke vazhduar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, kur u njoftua se ka bërë një ftesë urgjente për përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Nuk u zbulua shumë, përveç se u tha që para këtij takimi as nuk do të ketë konferencë për media nga ai, për të shpjeguar se si shkoi takimi me Kurtin.
Pas këtij takimi, siç ka njoftuar edhe Petar Petkoviç, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Vuçiç “do të mbajë një fjalim tejet të rëndësishëm”.

