Shqiptarë me bateria!

Shkruan: Leon DUHANAJ

Mungesa e një qëndrimi të sinqertë, pa ekuivok të shqiptarëve në raport me identitetin kombëtarë, ka qenë dhe vazhdon të mbetet problemi kryesorë.

Zhvillimet politike qoftë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, apo Shqipëri, shpërfaqin një fakt shqetësues se shqiptarët nuk janë të sigurt për përkatësinë gjegjësisht identitetin e tyre kombëtar.

Shembulli me i mirë është Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovič.

I cili gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar mbi kosmopolitanizëm, pa identitet të qartë kombëtarë dhe, në momentin që u përballë me kërcënimin për votëbesim, i ra ndërmend se qenka shqiptar.

Me zgjedhjen e tij në pozitën e Kryeministrit në Mal të Zi, i pata dërguar një lutje publike, që të bëhet shembull dhe të ndërroj mbiemrin e tij i cili në pjesën e partë [Abaz-ovič] të asocion me ndonjë palestinez, përderisa në pjesën e dytë me ndonjë mbiemër të Shumadisë.

Nuk e bëri ketë sepse nuk e sheh si prioritet autoktoninë dhe vazhdimësinë historike të shqiptarëve në të cilën emrat dhe mbiemrat luajnë rol të rëndësishëm.

Në anën tjetër mënyra se si ne shqiptarët, i trajtojmë figurat politike është ndoshta pasqyrë e mungesës kolektive të nacionalitetit.

Tek ne brenda natës, një politikan ngrihet në hero kombëtarë, për t’u kthyer pas pak në tradhtar!

Në anën tjetër kemi Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i cili nuk la proces politik pa e komprometuar në ombrellën e flamurit kombëtar, me moton “për bashkim kombëtar”, por me ardhjen e tij në pushtet, hoqi dorë nga të gjitha parimet, të gjitha synimet, e proklamuara me parë.

Madje u bë promovues i agjendave panislamiste me përpjekjet e tij për ta instaluar bartjen e shamisë arabe mbi kokat e vajzave të mitura shqiptare.

Tani do t’i shtroja pyetjen z. Kurti, a mos vallë “patriotizmin” tënd e ke ngatërruar me atë turko-arab?

Hiq me mirë se Kryeministri Kurti, nuk u sollën as subjektet tjera politike kosovare.

Çele gurë gojën, nuk u bë askush i gjallë.

As parti, as Kuvend as Akademi e shkencave, as shtresat intelektuale, me përjashtime sporadike, nuk u bënë të gjallë, duke betonuar edhe njëherë nënshtrimin dhe mjerimin në të cilin gjendemi ne si komb.

Kërkesa për mbulimin e fëmijëve me shamia, është shkelje e rëndë mbi të drejtat e fëmijëve. Ketë e arsyetojnë duke përdorur si bazë të drejtat e njeriut.

Pra po shfrytëzohen pjesërisht të drejtat dhe liritë themelore demokratike duke shkelur atë kryesoren e janë të drejtat e fëmijëve. Apo thënë ndryshe, përdorin standardet e demokracive perëndimore, për ta instaluar standardin e sheriatit.

Si konkluzion do thoja se, të gjitha këto janë të ndërlidhura me paqartësinë dhe mossinqeritetin karshi identitetit kombëtarë.

Ne nuk jemi të sigurt, a jemi shqiptarë, turq, boshnjak grek apo diçka tjetër, prandaj edhe jemi të çorientuar në krizë dhe në udhëkryq të pa definuar.

U jemi nënshtruar agjenturave të huaja antishqiptare, të cilat investojnë shuma marramendëse parash duke blerë edhe zërin por edhe shpirtin e shqiptarëve.

Ky opinion është shkruar enkas për Kosova.info

Go to TOP