Çanak u kërkon njerëzve të ndjekin Dritanin: Mos e lini të ikë
Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka njoftuar në Twitter për ngjarjet aktuale në Mal të Zi.
Përkatësisht, ai në profilin e tij në Twitter ka publikuar një video në të cilën ka një mesazh për deputetët malazezë, i cili ka të bëjë me kryeministrin e Malit të Zi në mandatin e tij teknik, Dritan Abazoviq.
“Një mesazh për të gjithë miqtë e Malit të Zi, deputetët në Parlamentin e Malit të Zi dhe të gjithë ata që kujdesen për Malin e Zi – mos e lini të ikë”, tha Çanak në video.
Edhe pse ai nuk e përmendi emrin e Abazoviqit, shumë besojnë se mesazhi i është drejtuar atij, siç shihet edhe nga komentet poshtë videos./KI
Prev Post
Shqiptarë me bateria!
