Dogana e Kosovës kap vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia

Dogana e Kosovës njofton se ka kapur rreth 700 litra vaj të kontrabanduar.

Sipas njoftimit, kapja e mallit është bërë në rajonin e Mitrovicës.

“Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht 675 litra vaj ushqimor. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, njofton Dogana.


Go to TOP