Diplomimi mes rrënojash

Fotografitë e diplomimit janë zakonisht një kujtesë e lumtur e një prej momenteve më të rëndësishme të jetës. Për një grup nxënësish në qytetin ukrainas të shkatërruar nga lufta, Çernihiv, fotot e tyre jotradicionale të diplomimit, me rrënojat e ndërtesave si sfond, shërbejnë si evidentim i ndërhyrjes në jetën e tyre nga konflikti ushtarak.


Nxënësit në Çernihiv duke pozuar për një foto të diplomimit në shkollës së mesme më 5 qershor për fotografin ukrainas, Stanislav Senyk, i cili foli me Radion Evropa e Lirë rreth projektit të tij. Albumi i diplomimit mes rrënojash është një seri fotografish të studentëve, shumë prej tyre mbanin shirita, të realizuar në një qytet të shkatërruar nga pushtimi rus. “Për 10 vjet, këta nxënës do të kenë fëmijët e tyre dhe do të jenë në gjendje t'u tregojnë atyre se çfarë bënë rusët dhe, ndoshta, do të ndiejnë dhimbjen që përjetuan prindërit e tyre.
1Nxënësit në Çernihiv duke pozuar për një foto të diplomimit në shkollës së mesme më 5 qershor për fotografin ukrainas, Stanislav Senyk, i cili foli me Radion Evropa e Lirë rreth projektit të tij.

Albumi i diplomimit mes rrënojash është një seri fotografish të studentëve, shumë prej tyre mbanin shirita, të realizuar në një qytet të shkatërruar nga pushtimi rus. “Për 10 vjet, këta nxënës do të kenë fëmijët e tyre dhe do të jenë në gjendje t’u tregojnë atyre se çfarë bënë rusët dhe, ndoshta, do të ndiejnë dhimbjen që përjetuan prindërit e tyre.
Senyk, me profesion fotograf dasmash dhe portretesh, e zhvendosi fokusin e tij kur Rusia pushtoi Ukrainën. “Doja të punoja në projekte që do ta ndihmonin vendin tim”, tha ai. Ai shpreson se fotografitë e tij do të mbledhin fonde për ushtrinë ukrainase përmes ankandeve në internet dhe gjithashtu do t'ia kujtojnë botës se nëpër çfarë po kalon vendi.
2Senyk, me profesion fotograf dasmash dhe portretesh, e zhvendosi fokusin e tij kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Doja të punoja në projekte që do ta ndihmonin vendin tim”, tha ai. Ai shpreson se fotografitë e tij do të mbledhin fonde për ushtrinë ukrainase përmes ankandeve në internet dhe gjithashtu do t’ia kujtojnë botës se nëpër çfarë po kalon vendi.
Duke përdorur mediat sociale, Senyk ishte në gjendje të gjente 40 nxënës që do të diplomojnë në Çernihiv, të cilët ranë dakord të merrnin pjesë në seancat e fotografive. Imazhet u shkrepën gjatë dy ditëve teksa eksploruan rrënojat e qytetit të tyre. Shumë nxënës u pushtuan nga emocionet, sepse nuk i kishin parë shokët e klasës që nga fillimi i luftës.
3Duke përdorur mediat sociale, Senyk ishte në gjendje të gjente 40 nxënës që do të diplomojnë në Çernihiv, të cilët ranë dakord të merrnin pjesë në seancat e fotografive. Imazhet u shkrepën gjatë dy ditëve teksa eksploruan rrënojat e qytetit të tyre. Shumë nxënës u pushtuan nga emocionet, sepse nuk i kishin parë shokët e klasës që nga fillimi i luftës.
Senyk tha se ishte i befasuar nga nxënësit se sa të lumtur ishin ata që merrnin pjesë. “Fëmijët nuk dukeshin të mërzitur dhe nuk ishin të thyer”, tha ai. “Përkundrazi, dukej se lufta i kishte bërë më të fortë.  
4Senyk tha se ishte i befasuar nga nxënësit se sa të lumtur ishin ata që merrnin pjesë.

“Fëmijët nuk dukeshin të mërzitur dhe nuk ishin të thyer”, tha ai. “Përkundrazi, dukej se lufta i kishte bërë më të fortë.
 
Nxënëset duke pozuar në dritaret e shkatërruara të një shtëpie nga bombardimet. 
5Nxënëset duke pozuar në dritaret e shkatërruara të një shtëpie nga bombardimet. 
"Unë dua që puna ime ta regjistrojë këtë histori, historinë e tyre", tha Senyk. Çernihivi pësoi një shkatërrim të madh kur trupat ruse bombarduan qytetin, duke i bërë mbeturina mijëra ndërtesa, në mesin e tyre edhe shkolla.
6″Unë dua që puna ime ta regjistrojë këtë histori, historinë e tyre”, tha Senyk.
Çernihivi pësoi një shkatërrim të madh kur trupat ruse bombarduan qytetin, duke i bërë mbeturina mijëra ndërtesa, në mesin e tyre edhe shkolla.
“Duke ua dhënë atyre këto foto, u ndihmon të shërohen”. Senyk u prek veçanërisht nga një nënë, e cila u emocionua pasi mori fotot, duke shtuar se: "Nuk mund ta përshkruaj emocionin që ndjeva pasi më falënderoi".
7“Duke ua dhënë atyre këto foto, u ndihmon të shërohen”.

Senyk u prek veçanërisht nga një nënë, e cila u emocionua pasi mori fotot, duke shtuar se: “Nuk mund ta përshkruaj emocionin që ndjeva pasi më falënderoi”.
"E kuptova se po bëja diçka, e cila do t'i ndihmonte shumë njerëzit dhe, edhe një herë, u binda se fotografia mund të bëjë gjëra të veçanta me emocionet e njerëzve," tha Senyk.
8″E kuptova se po bëja diçka, e cila do t’i ndihmonte shumë njerëzit dhe, edhe një herë, u binda se fotografia mund të bëjë gjëra të veçanta me emocionet e njerëzve,” tha Senyk.
Senyk shtoi se projekti ka qenë emocionues edhe për të. "Duke ditur se këta studentë kanë pësuar kaq shumë humbje personale dhe fizike -- ata janë heronj".
9Senyk shtoi se projekti ka qenë emocionues edhe për të. “Duke ditur se këta studentë kanë pësuar kaq shumë humbje personale dhe fizike — ata janë heronj”.
Fotografi Senyk, aktualisht, është në kërkim të sponsorëve për të ekspozuar punën e tij ndërkombëtarisht. Ju mund ta ndiqni punën e tij në llogarinë e tij në Instagram: @senykstas
10Fotografi Senyk, aktualisht, është në kërkim të sponsorëve për të ekspozuar punën e tij ndërkombëtarisht.

Go to TOP