Zjarr në një fabrikë në Vushtrri, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marr lëndime trupore sot rreth orës 07:45, pasi një fabrikë është përfshirë nga zjarri, në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë  në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin.

“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapësirave të fabrikës ‘Extra’ në Vushtrri  ka ndodhur një zjarr. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë  në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Dy persona – punëtor  si pasoj e lëndimeve kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. 

Go to TOP