Pionerët e Rinj: Fëmijët rusë parakalojnë në Sheshin e Kuq

Parada e regjistrimit e 22 majit kishte jehonën e së kaluarës socialiste të Rusisë dhe u mbajt para Kremlinit si një version i ringjallur i Pionierëve të Rinj, një organizatë rinore e epokës komuniste që shënoi 100-vjetorin e saj.


Fëmijët rusë duke marshuar nën flamurin me simbolet e komunizmit, drapër e çekan, në Sheshin e Kuq të Moskës, më 22 maj. Rreth pesë mijë nxënës shkollash u bënë pjesë e organizatës Të gjithë pionerët e rinj rusë, gjatë një ceremonie të organizuar nga Partia Komuniste e vendit më 22 maj, e mbushur me simbolikë nga e kaluara socialiste e Rusisë.
1Fëmijët rusë duke marshuar nën flamurin me simbolet e komunizmit, drapër e çekan, në Sheshin e Kuq të Moskës, më 22 maj.

Rreth pesë mijë nxënës shkollash u bënë pjesë e organizatës Të gjithë pionerët e rinj rusë, gjatë një ceremonie të organizuar nga Partia Komuniste e vendit më 22 maj, e mbushur me simbolikë nga e kaluara socialiste e Rusisë.
Ceremonia e vitit 1977 e Organizatës së Pionierëve Vladimir Lenin u zhvillua në Ulyanovsk. Pionierët e Rinj ishte një organizatë rinore në Bashkimin Sovjetik, anëtarët e së cilës ishin të detyruar të "ndërtonin komunizmin, të punonin për mirëqenien e atdheut dhe të përgatiteshin për të qenë mbrojtës të tij". Organizata shihej si një platformë për anëtarësim përfundimtar në Partinë Komuniste.  
2Ceremonia e vitit 1977 e Organizatës së Pionierëve Vladimir Lenin u zhvillua në Ulyanovsk.

Pionierët e Rinj ishte një organizatë rinore në Bashkimin Sovjetik, anëtarët e së cilës ishin të detyruar të “ndërtonin komunizmin, të punonin për mirëqenien e atdheut dhe të përgatiteshin për të qenë mbrojtës të tij”. Organizata shihej si një platformë për anëtarësim përfundimtar në Partinë Komuniste.
 
Udhëheqësi i Partisë Komuniste, Genadi Zyuganov (majtas), i lidh një shami të kuqe një djali që iu bashkua Të gjithë pionerët e rinj rusë më 22 maj. Është e paqartë se për çfarë qëllimi do të shërbejë organizata e re rinore, por një drejtues i Partisë Komuniste u tha mediave ruse se "vëmendja maksimale" është e fokusuar te nisma.  
3Udhëheqësi i Partisë Komuniste, Genadi Zyuganov (majtas), i lidh një shami të kuqe një djali që iu bashkua Të gjithë pionerët e rinj rusë më 22 maj.

Është e paqartë se për çfarë qëllimi do të shërbejë organizata e re rinore, por një drejtues i Partisë Komuniste u tha mediave ruse se “vëmendja maksimale” është e fokusuar te nisma.



 
Vajzat me shami të kuqe në qafë duke vallëzuar në Sheshin e Kuq. Ceremonia në Moskë u organizua për të shënuar 100-vjetorin e themelimit të organizatës Pionerët e Rinj.
4Vajzat me shami të kuqe në qafë duke vallëzuar në Sheshin e Kuq.

Ceremonia në Moskë u organizua për të shënuar 100-vjetorin e themelimit të organizatës Pionerët e Rinj.
Fëmijët duke marshuar me flamuj të kuq pa mbishkrime para Kullës Spassky të Kremlinit. Nisma e Partisë Komuniste u ndërmor pak kohë pasi fëmijët nëpër shkolla anembanë Rusisë, shpesh edhe pa dijeninë e prindërve, u detyruan të tregojnë "mbështetje" për pushtimin e Ukrainës.
5Fëmijët duke marshuar me flamuj të kuq pa mbishkrime para Kullës Spassky të Kremlinit.

Nisma e Partisë Komuniste u ndërmor pak kohë pasi fëmijët nëpër shkolla anembanë Rusisë, shpesh edhe pa dijeninë e prindërve, u detyruan të tregojnë “mbështetje” për pushtimin e Ukrainës.
Fëmijë nga Podolsku, një qytet në jug të Moskës, gjatë ceremonisë së hyrjes në organizatën Pionerët e Rinj . Në pankartë shkruan: "Gjithmonë gati!" Sipas anëtarit të lartë të Partisë Komuniste, Yuri Afonin, Pionierët e Rinj do të jenë një entitet i veçantë nga një organizatë tjetër rinore e quajtur "Ndryshimi i madh" që po planifikohet nga Kremlini.
6Fëmijë nga Podolsku, një qytet në jug të Moskës, gjatë ceremonisë së hyrjes në organizatën Pionerët e Rinj . Në pankartë shkruan: “Gjithmonë gati!”

Sipas anëtarit të lartë të Partisë Komuniste, Yuri Afonin, Pionierët e Rinj do të jenë një entitet i veçantë nga një organizatë tjetër rinore e quajtur “Ndryshimi i madh” që po planifikohet nga Kremlini.
Nxënësit e shkollës duke bërë Përshëndetjen e Pionierit në Sheshin e Kuq më 22 maj. Për nismën e Kremlinit "Ndryshimi i madh", që planifikon të angazhojë miliona fëmijë në grupin e të rinjve të ngjashëm me Pionierët, Afonin thotë: "Nuk ka nevojë të bashkohemi. Është e rëndësishme që organizata të ndryshme të zhvillohen".
7Nxënësit e shkollës duke bërë Përshëndetjen e Pionierit në Sheshin e Kuq më 22 maj.

Për nismën e Kremlinit “Ndryshimi i madh”, që planifikon të angazhojë miliona fëmijë në grupin e të rinjve të ngjashëm me Pionierët, Afonin thotë: “Nuk ka nevojë të bashkohemi. Është e rëndësishme që organizata të ndryshme të zhvillohen”.
Një djalë duke mbajtur një flamur të stilit komunist në Sheshin e Kuq. Kritikët e Kremlinit thonë se masa aktuale për të ringjallur lëvizjet rinore të organizuara nga shteti, në plan afatgjatë synon të rrisë "një brez të ri ushtarësh".
8Një djalë duke mbajtur një flamur të stilit komunist në Sheshin e Kuq.

Kritikët e Kremlinit thonë se masa aktuale për të ringjallur lëvizjet rinore të organizuara nga shteti, në plan afatgjatë synon të rrisë “një brez të ri ushtarësh”.
Një veteran i luftës duke përshëndetur fëmijët në Sheshin e Kuq nën flamurin e Leninit. Komentatori rus, Fyodor Krasheninnikov, i tha Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë se qëllimi i lëvizjeve rinore të epokës sovjetike ishte të siguroheshin që "të rinjtë të kishin sa më pak kohë të lirë, e cila nuk mund të kontrollohej nga shteti".
9Një veteran i luftës duke përshëndetur fëmijët në Sheshin e Kuq nën flamurin e Leninit.

Komentatori rus, Fyodor Krasheninnikov, i tha Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë se qëllimi i lëvizjeve rinore të epokës sovjetike ishte të siguroheshin që “të rinjtë të kishin sa më pak kohë të lirë, e cila nuk mund të kontrollohej nga shteti”.
Ceremonia e 22 majit në Sheshin e Kuq Grupet rinore ruse në zhvillim duket se kanë rënë në sy të një autoritari tjetër të epokës sovjetike. Më 20 maj, udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, u tha mediave se lëvizjet e reja të mbështetura nga shteti, "duhet të organizohen kudo dhe të mbulojnë të gjitha grupet rinore, duke përfshirë të rinjtë që jetojnë në fshat, studentët, punëtorët e rinj e kështu me radhë, siç ishte në kohët e Komsomol-it" (grupi i të rinjve të epokës sovjetike).
10Ceremonia e 22 majit në Sheshin e Kuq

Grupet rinore ruse në zhvillim duket se kanë rënë në sy të një autoritari tjetër të epokës sovjetike. Më 20 maj, udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, u tha mediave se lëvizjet e reja të mbështetura nga shteti, “duhet të organizohen kudo dhe të mbulojnë të gjitha grupet rinore, duke përfshirë të rinjtë që jetojnë në fshat, studentët, punëtorët e rinj e kështu me radhë, siç ishte në kohët e Komsomol-it” (grupi i të rinjve të epokës sovjetike).
Go to TOP