Ministri ukrainas tallet me rusët: Do ta bëjnë këtë shou televiziv në Kherson
Ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka akuzuar Rusinë për krizë humanitare, përderisa trupat e saj po marshojnë drejt Khersonit, një qytet me rëndësi strategjike.
Kuleba, ka thënë se kur rusët nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre, ata fokusohen në produkte të rrejshme mediale.
“Meqë kanë kapur një televizion në Kherson, ata planifikojnë një shou televiziv: trupat ruse ofrojnë ndihmë humanitare përderisa vendasit e rrejshmë, të sjellë nga Krimea, përgatisin një shfaqje për bashkimin e Khersonit me Krimenë”, ka shkruar ai me cinizëm.
