Shtohen tensionet dhe përplasjet mes Policisë dhe banorëve pasi IKMT shemb disa banesa te “5 maji”/ Një i ri lidhet me pranga mbi çatinë e banesës, shoqërohet nga FNSH-ja

IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e banesave në zonën e “5 majit” në Tiranë, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Aksioni është shoqëruar me tension dhe përplasje mes banorëve dhe policisë. Banorët e zonës kanë refuzuar që të largohen nga pronat e tyre duke u dalë përpara fadromave.

Shtohen tensionet dhe përplasjet mes Policisë dhe banorëve pasi

Disa prej tyre kanë ndërmarrë veprime më ekstreme, duke u lidhur me pranga në portat e banesës.

Banorët e kanë kundërshtuar shembjen e banesave pasi e konsiderojnë vendimin si të njëanshëm dhe të padakordësuar me bashkinë. Sot ishte afati i fundit për banorët për lirimin e banesave. Ata pretendojnë se nuk janë lajmëruar për prishjen e objekteve.

Shtohen tensionet dhe përplasjet mes Policisë dhe banorëve pasi

Në total IKMT-ja ka shembur katër godina në zonën e “5 majit”. Banesa e fundit ku është ndërhyrë ishte ajo në një shtëpi përballë shkollës “Ardian Klosi”.

Shtohen tensionet dhe përplasjet mes Policisë dhe banorëve pasi

I fundit që bëri rezistencë përballë uniformave blu ishte një i ri, i cili hipi mbi çati i lidhur me pranga. U desh ndërhyrja e FNSH-së që i riu të shoqërohet dhe të zbresë nga banesa.

Shtohen tensionet dhe përplasjet mes Policisë dhe banorëve pasi

Përpos forcave të policisë bashkiake në terren kanë qenë edhe Forcat Speciale si dhe Forcat Shqiponja.

Go to TOP