Britani e Madhe, 20 deputetë nga radhët e konservatorëve me mocion mosbesimi ndaj Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson duket se nuk i ka edhe aq mirë punët, pasi mund të vie deri të mocioni i mosbesimit si pasojë e reagimeve të ashpra të personave të caktuar nga radhët e konservatorëve, pas pretendimeve se në rezidencën e tij janë mbajtur ahengje gjatë kohës së karantinimit, shkruan Reuters.

Pasi që Johnson hodhi poshtë pretendimet e këshilltarit e tij të dikurshëm se ka gënjyer Parlamentin për një aheng, Daily Telegraph dhe ITV News, tregojnë detaje sesi mund të rrjedh situata ditëve të ardhshme.

Madje 20 deputetë nga radhët e konservatorëve që vendet e tyre në Parlament i fituan në zgjedhjet e fundit parlamentare të organizuara në vitin 2019, planifikojnë të dërgojnë letrën për mocion mosbesimi ndaj Johnsonit.

Në anën tjetër nga kabineti i Johnsonit nuk kanë dashur të deklarohen fare lidhur me këto pretendime. E para vetëm dy viteve Johnson ishte i preferuari i partisë së tij, pasi siguroi shumicën më të madhe që nga koha e Margaret Thatcher në vitin 1987, e kjo i mundësoi të mbajë premtimin që Britaninë e Madhe do ta nxjerrë nga Bashkimi Evropian.

Raportet shpejtë u zbehën pasi u zbulua për shkelje të masave anti-COVID që i ka vënë Downing Street. E për të pasur ndryshim në qeveri, 54 nga 360 deputetë nga radhët e konservatorëve në Parlament duhet të shkruajnë letër për mocion mosbesimi kryetarit të Parlamentit.

Mediat britanike raportojnë se të paktën 11 ahengje janë mbajtur në rezidencën në Doëning Strett 10 apo në objekte tjera të qeverisë gjatë periudhës maj 2020 dhe prill 2021, ku asokohe ishin në fuqi masat e izolimit që saktësisht me ligj parashihej deri në sa persona mund të qëndronin bashkë.

Go to TOP