KRU “Prishtina” vazhdon aksionet kundër lidhjeve ilegale të ujit në Drenas
KRU “Prishtina” ka vazhduar aksionet për identifikimin dhe ndalimin e keqpërdorimit të rrjetit të ujësjellësit në zonën e Drenasit.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie, inspektorët e KRU “Prishtina” nga njësia në Drenas kanë identifikuar disa kyçje ilegale në Komoran.
Ndaj rasteve të evidentuara janë ndërmarrë masa të menjëhershme, përfshirë shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë dhe procedimin e lëndëve përkatëse në gjykatë.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren me qëllim të mbrojtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe sigurimit të një shërbimi të rregullt për konsumatorët. /Kosova.info/
