ATK intensifikon kontrollet në klinikat estetike e sallonet e bukurisë
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka intensifikuar veprimet operative në disa kategori të shërbimeve estetike dhe shëndetësore.
Sipas njoftimit, veprimet përfshijnë klinikat për ndërhyrje estetike, klinikat e kirurgjisë estetike, klinikat stomatologjike, qendrat për trajtimin e fytyrës dhe trupit, qendrat për mbjelljen e flokëve, sallonet e bukurisë, qendrat e mjekësisë estetike dhe qendrat e dermatologjisë.
Po ashtu, këto veprime përfshijnë spa-të dhe qendrat e wellness-it, studiot për trajtime estetike dhe kozmetike, si dhe qendrat për trajtime me laser.
ATK-ja ka ftuar qytetarët dhe klientët që kanë marrë shërbime të tilla të bashkëpunojnë në kuadër të këtyre veprimeve operative.
Raportimet mund të bëhen përmes platformës DENONCO ose përmes Qendrës së Thirrjeve të ATK-së në numrin 038 222 165.
