FSK forcon kapacitetet profesionale, majori Driton Haxhiaj përfundon me sukses trajnimin në Japoni
Majori i FSK-së Driton Haxhiaj përfundoi me sukses Kursin e komandantit të kontingjentit të operacioneve paqeruajtëse, të organizuar nga Qendra japoneze për trajnim dhe kërkim për operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNTRC), në Tokio të Japonisë.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se forcimi i kapaciteteve profesionale të FSK-së në fushën e operacioneve paqeruajtëse është një nga prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ky trajnim kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të lidershipit dhe përgatitjes profesionale të kuadrit të FSK-së për angazhime në operacione ndërkombëtare të paqes”, shkroi Maqedonci. /Kosova.info/
