Bashkësia Lokale “Qendra” fton qytetarët të paraqesin propozime për Buxhetin e Prishtinës 2027

Kryetari i Bashkësisë Lokale “Qendra”, Sadudin Hasani, ka njoftuar qytetarët se më 23 korrik 2026, në Komunën e Prishtinës do të mbahet dëgjimi publik për planifikimin e Buxhetit 2027 me Bashkësitë Lokale të Kryeqytetit.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë përfaqësues të Zyrës së Kryetarit të Komunës, drejtorët e drejtorive komunale dhe përfaqësuesit e Bashkësive Lokale.

Hasani ka ftuar banorët e Zonës Qendra që të paraqesin ide, propozime, plane apo projekte që janë në interes të komunitetit, duke i dërguar ato përmes aplikacionit Viber në numrin +383 44 205 100.

“Çdo propozim që kontribuon në të mirën e komunitetit është i mirëseardhur dhe do të përfaqësohet në dëgjimin publik, me qëllim që kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të përfshihen në planifikimin e investimeve për vitin 2027”, thuhet në njoftim.

Hasani ka bërë të ditur se propozimet që lidhen me interesa personale dhe jo me interes të përgjithshëm të komunitetit nuk do të adresohen. /Kosova.info/

Go to TOP