PrizrenFest hap edicionin e pestë me shfaqjen `Borderless Body`

Me performancën ndërkombëtare “Borderless Body”, nesër hapet edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur, PrizrenFest, i cili do të mbahet deri më 27 korrik.

Në njoftimin e organizatorëve bëhet e ditur se gjatë shtatë ditëve festivali do të sjellë mbi 20 shfaqje, performanca dhe aktivitete artistike me pjesëmarrjen e më shumë se 250 artistëve nga vende të ndryshme të botës. Programi përfshin produksione teatrore që trajtojnë tema sociale, historike dhe njerëzore, si dhe shfaqje për fëmijë e punëtori krijuese.

Shfaqjet do të zhvillohen në disa prej hapësirave më të njohura të qytetit, përfshirë lumin Lumbardh, Burgun e Qytetit, Parkun e Qytetit dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur artistike.


Go to TOP