Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë
Kryeqyteti ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve që do të realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, do të mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, për qarkullim do të mbyllet pjesa e rrugës nga semaforët te Mensa e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.
Mbyllja do të jetë në fuqi nga 18 korriku 2026, ora 20:00, deri më 20 korrik 2026, ora 20:00.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm të trafikut.
Kryeqyteti falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin duke theksuar se punimet kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore. /Kosova.info/
