Muharremi: SHBA-ja dhe Serbia thellojnë bashkëpunimin, Kosova po e largon aleatin e saj kryesor
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas zhvillimit të takimit të parë të Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, ku palët nënshkruan marrëveshje dhe u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, ekonomisë dhe mbrojtjes.
Përmes një reagimi, Muharremi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se ajo po e thellon bashkëpunimin me SHBA-në vetëm në “kokëfortësi kuantike” dhe në “shterimin e durimit të diplomacisë amerikane”.
“Kogja shumë duhet me pas talent e shkathtësi që aleatin tënd më të madh dhe kryesor me arritë me e largu, derisa rivali yt kryesor me e afru kaq shumë. Po shihet që diplomacinë, dhe jo vetëm, e kemi perfeksionu vitet e fundit”, ka shkruar Muharremi. /Kosova.info/
