Moti sot-Temperaturat arrijnë deri në 35 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë Celsius.
Po ashtu, gjatë ditës pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore. Kushtet e motit do të jenë kryesisht të favorshme për aktivitetet në natyrë, megjithëse temperaturat e larta kërkojnë kujdes gjatë orëve të mesditës. /Kosova.info/
