Goethe-Institut korrigjohet: Republika e Kosovës trajtohet barabartë me shtetet e tjera
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se më në fund, një prej platformave më të mëdha në Gjermani, Goethe-Institut, ka larguar fusnotën nga emri i Republikës së Kosovës.
Sipas Ajetit, kjo është bërë falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të diplomacisë.
“Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen” thotë Ajeti. /Kosova.info/
