Fundjavë e nxehtë në Kosovë, të dielën priten edhe reshje lokale shiu

Fundjava e 18-19 korrikut pritet të sjellë mot kryesisht të nxehtë në Kosovë, me temperatura që do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, ndërsa të dielën në disa zona parashihen edhe reshje lokale shiu.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

Të dielën parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13 dhe 17°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 30 deri në 34°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 m/s. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)18.07.202619.07.2026
Temp. Min. 0CTemp. Max. 70CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë15341633
Pejë15341633
Prizren16351734
Gjakovë16351734
Istog16351734
Junik15341633
Dragash12311330
Ferizaj14331533
Gjilan14331533
Kamenicë14341533
Besianë14341533
Mitrovicë15331533
Malishevë16341634

Go to TOP