`Antigona` fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër `Across the Lake`

Filmi i shkurtër “Antigona”, me regji të Iber Dearit, është shpallur fitues i çmimit “Filmi më i Mirë i Shkurtër” në edicionin e pestë të Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Mesdhetar “Across the Lake”.

Në garën zyrtare të festivalit morën pjesë 16 filma, prej të cilëve 10 ishin produksione vendore dhe gjashtë ndërkombëtare. Përzgjedhja përfshiu filma artistikë dhe dokumentarë.

Regjisori Iber Deari e ka cilësuar çmimin si një vlerësim të rëndësishëm për ekipin e filmit, duke falënderuar jurinë e festivalit, organizatorët dhe publikun për mbështetjen dhe vlerësimin.

Festivali “Across the Lake” mbledh çdo vit krijues të filmit nga rajoni dhe më gjerë, duke promovuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin artistik përmes kinematografisë.


Go to TOP