Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në koncertin kushtuar ikonës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Kreparlamentarja tha se, zëri i artë i Pagarushës frymëzoi për dekada breza të tërë.

Haxhiu e vlerësoi Pagarushën si një figurë të pazëvendësueshme të kulturës shqiptare, duke theksuar se “Bilbili i Kosovës” mbetet personifikim i një arti të madh, unik dhe i një trashëgimie që tejkalon kohën.

Ajo veçoi edhe këngën “Baresha”, duke e cilësuar si një nga interpretimet më brilante të Nexhmije Pagarushës, përmes së cilës, sipas saj, zëri i artistes shpalos më së miri shpirtin e këngës shqipe, njofton Kuvendi i Kosovës.

Haxhiu shprehu mirënjohje edhe për tenorin Ramë Lahaj dhe artistët e tjerë pjesëmarrës në koncert, të cilët, siç tha ajo, sollën në skenë madhështinë e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare. /Kosova.info/


Go to TOP