Gazi amerikan, Kurti “injoron” thirrjet: Po shqyrtojmë të furnizohemi përmes Shqipërisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij sa i përket çështjes së gazit të lëngshëm amerikan.

Pavarësisht, thirrjeve të shumta vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë qëndrimin zyrtar të SHBA-së për gazin amerikan, Kurti sërish ka përmendur se Kosova ka plane tjera për të ardhmen sa i përket sektorit të energjisë.

Të mërkurën, gjatë ceremonisë zyrtare për fillimin e ndërtimit të Parkut Solar Fotovoltaik në Rahovec, duke folur për planet e Kosovës sa i përket këtij sektori, Kurti ka theksuar se janë duke e shqyrtuar alternativën e furnizimit nga termocentrali i Vlorës.

“Po shqyrtojmë mundësinë për të përdorur gazin e lëngësuar nga SHBA përmes bashkëpunimit me Shqipërinë, përmes termocentralit të Vlorës.”, ka deklaruar Kurti, gjatë fjalimit të tij.

Ai ka përmendur disa prej planeve tjera që ka Kosova sa i përket sektorit të energjisë, ku ka veçuar edhe programin kompakt, apo projektin e baterive.

“Jemi mirënjëhojës që presidenti Trump ka vendosur që të vazhdojë programin kompakt, vitin e kaluar…Gjatë gushtit presim aplikimin e kompanive amerikane për projektin e baterive.”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Ndryshe, e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipatti, kishte bërë thirrje që Kosova të bëhet pjesë e projektit të gazit amerikan.

Go to TOP