Zejnullah Gashi merr sot detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Një ditë pas dekretimit, Zejnullah Gashi do të marrë sot detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Gashi do ta pranojë zyratrisht detyrën e re nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.
Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në ora 11:00.
Të marten, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Gashin në pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.
Në procesin e përzgjedhjes, pas intervistimit të zhvilluar më 1 korrik 2026, Zejnullah Gashi mori vlerësimin më të lartë me 91.6 pikë.
