Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Obiliq
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje”, në kuadër të një operacioni të realizuar nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq.
Sipas policisë, operacioni lidhet me një rast vjedhjeje që kishte ndodhur më 10 korrik 2026 në Obiliq.
I dyshuari, me inicialet N.H., 47 vjeç, është arrestuar dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar nga hetuesit.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
