Rama në 30-vjetorin e Manifestës: Prishtina mbetet pjesë e vizionit evropian të kulturës

Përparim Rama ka marrë pjesë në shënimin e 30-vjetorit të Manifestës në Essen të Gjermanisë, ku është takuar me themeluesen dhe drejtoreshën e Manifestës, Hedwig Fijen.

Gjatë takimit, Rama theksoi se Manifesta vazhdon të lidhë qytete, ide dhe njerëz duke dëshmuar se kultura është një nga format më të fuqishme të bashkëpunimit evropian.

Sipas tij, në bisedën me Hedwig Fijen u diskutua për rrugëtimin e kësaj platforme unike kulturore, ndikimin e saj në transformimin e qyteteve, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit kulturor në të ardhmen.

Rama vlerësoi se Manifesta 16 vazhdon të bashkojë artin, arkitekturën dhe qytetet duke e kthyer kulturën në një forcë të rëndësishme për transformimin urban dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ai theksoi se Prishtina mbetet pjesë e këtij vizioni evropian, ku kultura vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të kontribuojë në transformimin e qyteteve. /Kosova.info/


Go to TOP