Arrestohet në Mitrovicë pasi dyshohet se sulmoi të dashurën
Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës 22:00, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.
