Një person ka vdekur pas aksidentit në fshatin Gërdoc të Podujevës
Policia e Kosovës njofton se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në orët e para të së shtunës në fshatin Gërdoc të Podujevës.
Siç bënë të ditur policia në aksident ishte e përfshirë një veturë.
“Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti?”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Kosova.info/
