Abdixhiku: SHBA-ja është miku më i madh i Kosovës, orientimi euroatlantik mbetet zgjedhja jonë strategjike
Kryetari i Lumir Abdixhiku ka uruar popullin dhe institucionet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut duke e cilësuar Amerikën si aleatin më të madh dhe partnerin më të besueshëm të Republikës së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Abdixhiku theksoi se 4 Korriku shënon shpalljen e idealeve të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, të cilat, sipas tij, vazhdojnë të frymëzojnë botën edhe sot.
Ai vlerësoi se për Kosovën, SHBA-ja është shumë më tepër se një aleate strategjike duke nënvizuar rolin vendimtar të saj në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit.
“Ky partneritet nuk është vetëm pjesë e historisë sonë. Është edhe garancia më e mirë për të ardhmen tonë. Prandaj, orientimi euroatlantik i Kosovës dhe thellimi i miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten përherë zgjedhja jonë strategjike”, ka deklaruar Abdixhiku.
Në fund të urimit, ai uroi popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” /Kosova.info/
