Aksident trafiku me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dy të vdekur

Në fshatin Babimoc të Obiliqit, më 3 korrik 2026 pak pas orës 23:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklete me dy persona dhe një këmbësori.

Si pasojë e përplasjes, vozitësi dhe pasagjeri i motoçikletës, të dy personat, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku kujdestar, njofton Polici e Kosovës.

Këmbësori, po ashtu, ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë, ndërsa më pas është liruar për në shtëpi.

Bëheyt e ditur se me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Go to TOP